Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë, humb jetën i riu në Elbasan (Emri)

Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë, humb jetën i riu në Elbasan (Emri)

Foto Ilustruese

ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur pas çaste më parë në aksin rrugor Elbasan-Gjinar, ku një makinë ka dalë nga rruga.

Sipas të dhënave paraprake, shoferi humbi kontrollin duke përfunduar në humnerë në vendin e quajtur Zavalinë.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme 32-vjeçari Taulant  Dedja, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit. Ndërsa pasagjeri me iniciale F.D., 40 vjec, banues në fshatin Shushicë, ka marrë lëndime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5