Elbasan- Një aksident ka ndodhur ne aksin Elbasan-Peqin mesditën e sotme (8 Shkurt), ku një mjet ka dalë nga rruga në rrethana e shkaqe që po hetohen nga Policia Rrugore.
Si pasojë mësohet se janë plagosur lehtë 2 persona që ndodheshin brenda mjetit.
Siç shihet edhe nga pamjet, makina pasi ka dalë me shpejtësi nga rruga, është përmbysur me rrota përpjetë në avllinë (tokën) e një banese aty pranë.

Për fat të mirë nuk ka pasur persona në lëvizje në ato momente në pjesën e tokës ku u përmbys makina.
Gazetari i Report TV, Ronaldo Gjoshi, informon se policia ndodhet në vendin e ngjarjes për hetimin dhe zbardhjen e saj, kurse të dëmtuarit kanë marrë edhe mjekimin e rastit.
Komente

