FIER - Një aksident me pasojë vdekje e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Levan-Vlorë, dhe një tjetër është plagosur dhe ndodhen në spital në rrezik për jetën. Ai është Perlat Godaj, pasagjer në automjetin që po lëvizte me 130 km në orë. 
 
Policia bënë me dije se një automjet Land Rover me targa DR 5902 E ka dalë nga rruga teksa udhëtonte në aksin e autostradës Levan-Vlorë, ku nga hetimet paraprake shkak i aksidentit rezulton shpejtësia tej normave të lejuara.
 
Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i mjetit me timon në krah të kundërt, i cili ende nuk është identifikuar ndërsa të plagosur kanë mbetur një çift të moshuarish. Por njëri prej të aksidentuarve nuk i ka mbijetur plagëve dhe ka humbur jetën në spital. Mjekët thanë se gruaja ndërroi jetë pak pasi ka mbërritur në urgjencë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, aktualisht mendohet që shkak për aksidentin e rëndë ka qenë shpejtësia me të cilën lëvizte makina.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)