Makina del nga rruga në aksin Krujë-Qafështamë, plagoset rëndë 14-vjeçari

Makina del nga rruga në aksin Krujë-Qafështamë, plagoset rëndë 14-vjeçari

Foto ilustruese

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Krujë-Qafështamë. Sipas policisë një automjet me shtetasin Eni Ajazi, rreth 18 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi Klevis Reçi, rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasi Abaz Ajazi, rreth 14 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë.

‘Rreth orës 21:05., në aksin rrugor Krujë-Qafështamë, një automjet me drejtues shtetasin H. A., rreth 18 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë  e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi K. R., rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. A., rreth 14 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë