Makina del nga rruga në Fushë-Bulqizë, plagoset rëndë 22-vjeçari! Niset me autoambulancë drejt Tiranës (EMRI)

FUSHË-BULQIZË- Një aksident ka ndodhur në aksin e rrugës së Arbrit, Bulqizë-Shupenzë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i makinës tip ‘Audi’.

Drejtuesi mjetit Ramadan Meta, 22 vjeç u transportua në spitalin e Bulqizës, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë, u nis drejt Traumës në Tiranë. Transporti i tij po bëhet me autoambulancë, pasi helikopteri e ka të pamundur të mbërrijë për shkak të motit të keq.

Shkaku i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë që ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbë kontrollin.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave