GRAMSH- Një aksident ka ndodhur pranë fshatit Mashan të Gramshit. Një 30-vjeçare kishte parkuar makinën e saj tip "Golf" përpara shtëpisë, por për shkak të terrenit kodrinor ajo ka rrëshqitur. 30 vjeçarja Klara Hoxha ka ndjekur makinën në përpjekje për ta ndaluar, në momentin kur ajo e ka zënë poshtë.

Ajo është dërguar në spital, ndërsa mësohet se gjendja e saj shëndetësore është mjaft e rëndë.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të saj.

Foto nga vendi i ngjarjes