LEZHË-Një shtetas ka mbetur i plagosur pasi ka humbur drejtimin e automjetit të tij në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Balldre, ku drejtuesi i mjetit, i cili udhëtonte i vetëm, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë jashtë rrugës.
Shoferi mbeti i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Komente

