Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, humb jetën 82-vjeçarja, në gjendje të rëndë një 6 vjeçar! Makina përfundoi në kanal, shkak shpejtësia (VIDEO)

FUSHË-KRUJË- Një 82-vjeçare ka humbur jetën, pasi automjeti tip “Volkswagen” me të cilin po udhëtonte bashkë me 4 persona të tjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal anash saj në Fushë-Krujë.

Mes 4 pasagjerëve që arritën t’i mbijetonin aksidentit të rëndë, ishin edhe tre fëmijë të mitur, njeri prej të cilëve po lufton për jetën tek spitali i Traumës në Tiranë.

Shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë kanë dy shkaqet kryesore që kanë bërë që automjeti me drejtues G.D. 37 vjeç, të dilte nga rruga të përplasej me betonat e kanalit.

Menjëherë 5 pasagjerët janë dërguar drejt Tiranës, ndërsa fatkeqësisht 82-vjeçarja nuk ia doli.

5 personat e përfshirë në aksident:

  • B.D 13 vjeç jashtë rrezikut për jetën
  • A.D. 8 vjeç jashtë rrezikut për jetën
  • M.D. 6 vjeç  gjendjen e rëndë shëndetësore
  • G.D. 37 vjeç jashtë rrezikut për jetën
  • Z.D. 82 vjeç ka ndërruar jetë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:55
Aksidenti i rëndë në Fushë-Krujë, 6-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore, tek Trauma edhe dy fëmijë të tjerë

Aksidenti tragjik i mëngjesit të sotëm në Fushë-Krujë i mori jetën një 82-vjeçareje, ndërsa siç mëson Repor Tv njëri prej të mitarëve është në gjendje të rëndë tek spital i Traumës në Tiranë.

Tre të plagosurit e tjerë janë në spital, por fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Të aksidentuarit:

  • B.D 13 vjeç jashtë rrezikut për jetën
  • A.D. 8 vjeç jashtë rrezikut për jetën
  • M.D. 6 vjeç  gjendjen e rëndë shëndetësore
  • G.D. 37 vjeç jashtë rrezikut për jetën
  • Z.D. 82 vjeç ka ndërruar jetë
Ora 09:51
Aksidenti në  Fushë-Krujë, vdes e moshuara 82-vjeçe! 2 të mitur te Trauma

1648972344_Screenshot5.jpg

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm pranë fshatit Larushk në aksin rrugor Fushë Krujën-Kamëz. Policia bën me dije se ka vdekur një e moshuar 82-vjeçe.

“Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Fushë Krujën-Kamëz, shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga”, ka njoftuar policia.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)