Afrim Kolgjini dhe Festim Gjeta humbën jetën në aksident tragjik në Rrugën e Kombit.

Makina që drejtohej nga 50-vjecari doli nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore. Aksidenti i rëndë u shënua rreth orës 23:35, të datës 1 prill në afërsi të Kukësit.

Paraprakisht dyshohet shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë.

“Rreth orës 23:35, të datës 01.04.2025, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në  Tiranë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka  humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi F.Gj., 35 vjeç, banues në Kukës”, thuhet në njoftimin e bluve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal.

1743590977_auto11743588974.jpg