Makina e Bumçit lokalizohet
me GPS në Gjirin e Lalzit

Makina e Bumçit lokalizohet<br />me GPS në Gjirin e Lalzit
TIRANE- Policia vazhdon kërkimet për makinën e ministrit të Kulturës Audi A 6, e cila u vjedh të mërkurë në orën 19:00, përpara Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve në rrugën e Kavajës.

Gazeta Shqiptarja.com duke zbuluar detaje të reja mbi vjedhjen e makinës shkruan se ”Makina e vjedhur e ministrit të Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve është verifikuar me anë të sistemit të GPS, pasi shoferi i Bumçit ka harruar në makinë celularin e tij.

Policia ka ndjekur automjetin deri në Gjirin e Lalzit, ndërsa më pas ka shpëtuar duke u zhdukur në drejtim të paditur.”

Vetë ministri Bumçi së bashku dhe me shoferin e tij janë marrë në pyetje nga policia rreth ngjarjes. Bumçi ka bërë një denoncim në komisariatin e policisë nr 3, duke deklaruar se i kanë vjedhur automjetin e punës. Aldo Bumçi shtoi se kishte harruar çelsat në makinë dhe kishin dalë për pak sekonda. Në momentin që ata janë kthyer nuk e kanë gjetur më automjetin, pasi e kishin vjedhur.

Shoferi i ministrit të Bumçit ka lënë në mak inën Audi A6 një celular, me anë të së cilit policia arriti që të ndjek makinën e vjedhur me GPS deri në zonën e Gjirit të Lalëzit. Ndjekja ka zgjatur afro 20 minuta, por shoferi hajdut ka arritur të manovrojë duke i'u fsheur forcave të policisë. Pas vjedhjes së Audit A6 ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka rrëfyer dje në polici të gjitha detajet e vjedhjes së makinës.

Aldo Bumçi tha para drejtuesve të lartë të policisë se ishte së bashku me shoferin e tij. Më pas ata kanë dalë nga automjeti duke e lënë atë me bllokazh, ndërsa brenda ishte harruar dhe çelsi i makinës. Ndalesa ishte për pak sekonta, por kur u kthyen ata kanë vënë re se automjeti i tij nuk ishte më. Shoferi i Bumçit ka njoftuar menjëherë sallën operative të policisë duke i'u prezantuar se kush ishin dhe çfarë i kishte ndodhur. Gjithashtu shoferi i Bumçit i bëri me dije policisë se i kanë vjedhur makinën.

Në vendin e ngjarjes mbërritën patrulla të policisë së komisariatit nr 3 të kryeqytetit, të cilët kanë folur me të dëmtuarit rreth ngjarjes. Ministri Bumçi deklaroi para titullarëve të policisë se automjeti i tij Audi A6 me targa TR0238 Z ishte në "Rrugën e Kavajës" afër ministrisë.

DENONCIMI
Vjedhja e makinës Audi A6 të Aldo Bumçit ndodhi ditën e mërkurë në orën 19:00, përpara Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve në rrugën e Kavajës. Vetë ministri Bumçi së bashku dhe me shoferin e tij janë marrë në pyetje nga policia rreth ngjarjes. Bumçi ka bërë një denoncim në komisariatin e policisë nr 3, duke deklaruar se i kanë vjedhur automjetin e punës. Aldo Bumçi shtoi se kishte harruar çelsat në makinë dhe kishin dalë për pak sekonta. Në momentin që ata janë kthyer nuk e kanë gjetur më automjetin, pasi e kishin vjedhur. Ai mori shoferin e tij për të mësuar se ku ishte makina, por pas shumë fjalësh dhe debatesh rezultoi se e kishin vjedhur.

Sapo u konstatua ky fakt shoferi i Bumçit ka njoftuar policinë duke i kërkuar ndihmë për gjetjen e automjetit. Në vendin e ngjarjes mbërritën patrulla të shumta, të cilat morën të dhënat paraprake për mjetin dhe nisën kërkimet. Bumçi tha se lëvizte me një automjet Audi A6, ngjyrë të zezë, me targa Tr 0138 Z. Policia ka marrë në pyetje dhe shoferin e tij, i cili ka treguar se kishte harruar në makinë telefonin e tij. Sapo morën vesh këtë fakt policia përdori metodat speciale të kërkimit duke vënë në funksion sistemin e GPS, me anë të cilit arriti të identifikojnë ku lëvizte hajduti. Nga hetimet e kryera u konstatua fakti se hajduti ishte një djalë 25-30 vjeç, i veshur me një xhup të zi, xhinse, dhe ishte duke ecur nga autostrada për të kaluar më pas në Gjirin e Lalëzit.

POLICIA
Pas marrjes së informacionit të vjedhjes së makinës së ministrit Bumçi janë vënë në lëvizje forca të shumta të policisë. Hetuesit thanë se arritën që të dallojnë mjetin, madje i janë vënë nga pas, por hajduti manovroi dhe u largua në drejtim të paditur. Policia tha se po punon intensivishtpër këtë vjedhje, duke pritur kështu zbardhjen e kamerave nëpër rrugët kryesore për të identifikuar dhe autorin. Efektivë të policisë bënë me dije se fenomeni i vjedhjes së automjeteve, që ndalojnë në rrugë dhe lënë makinën me bllokazh, janë shtuar shumë kohët e fundit. Për dy javë janë regjistruar 10 denoncime të tilla. 4 vjedhje makinash të shtrenja janë denoncuar në komisariatin nr 2 në polici, 3 vjedhje në komisaritin nr 3, dhe 3 vjedhje të tjera në komisariatin nr 5. Tek të gjitha këto raste të dëmtuarit kanë thënë se u është vjedhur makina gjatë kohës që ata kanë ndaluar për pak sekonta duke e lënë atë me bllokazh. Policia paralajmëron qytetarët që kanë automjete të jenë më të vëmendshëm ndaj këtij fenomeni, pasi zbulueshmëria e autorëve është e vështirë.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0