Një makinë e hartës së Google Street View është larguar me shpejtësi prej me më shumë se 160 km/h gjatë një ndjekjeje nga policia, në SHBA.

Një automjet hartografik i Google Street View është përplasur me oborrin e një shtëpie, teksa u vu në ndjekje nga policia amerikane.

Mësohet se makina po e ecte me një shpejtësi, prek më shumë se 160 km/h gjatë incidentit.

“Ai kaloi përmes një oborr dhe më pas në një përrua, ku u bllokua,” tha policia në një deklaratë për media.

Drejtuesi i mjetit, Coleman Ferguson nga Florida u arrestua në vendngjarje, ku u tha oficerëve se punonte për Google dhe kishte frikë të ndalonte.