TIRANE-Presidenca ha hapur një ankand publik për të shitur një automjet tipit “Volkswagen Bora” me një vlerë fillestare prej 75 mijë lekësh.

Pavarësisht se çmimi duket disi i lirë, automjeti rezulton se ka disa gjoba të papaguara. Në portalin e Policisë së Shtetit ku kontrollohen edhe gjobat e automjeteve, rezultoi se makina e presidencës ka dy gjoba të papaguara.

Shkaku i marrjes së penalitetit nga ana e drejtuesit të automjetit ishte se ai kishte parkuar në vend ku nuk lejohet dhe është gjobitur dy herë për këtë gjë.

Por mesa duket, insitucioni i presidencës i cili drejtohet nga Bujar Nishani ka harruar që të kontrollojë në portalin e policisë së shtetit përpara se sa ta nxirrte në ankand këtë automjet duke përbërë edhe gafën nga ana e insitucioni.

Kështu përveç mospagimit të sanksioneve të vendosura nga policia rrugore, institucioni e ka nxjerrë në shitje automjetin duke i përfshirë edhe dy gjoba që shkojën në vlerën e 2600 lekëve. Sipas njoftimit të ankandit të presidencës thuhet se automjeti është në gjendje jo të mirë.

“Nga procesverbali i konstatimit të Sektorit të Shërbimit rezulton se tek automjeti: a-dyert e para janë me difekt; b-krahu i majtë i avantrenit i deformuar; c-xhamat jo funksional; d-gomat jashtë përdorimit”,- thuhet në njoftimin e presidencës. 

Shkrimi u publikua sot (13.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)