Makina mori flakë dhe doli nga rruga, i riu 23-vjeçar shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali (FOTO)

Një aksident i tmerrshëm dhe fatal i ka kushtuar jetën  një të riu shqiptar 23 vjeçar , me banim në komunën Gossulengo ,  i cili humbi jetën tragjikisht orët e para të mëngjesit të së shtunës në Agazzana në Itali.

Sipas mediave italiane viktima e identifikuar është Klodian Murrizi, 23 vjeç  i cili po udhëtonte bashkë me një mikun e tij 22-vjeçar, kur makina e tij rrëshqiti  duke  u përplasur me një urë betoni në Piazenca të Italisë.

Mediat bëjnë të ditur se shoferi u hodh nga kabina, ndërkohë që pasagjeri ishte mbërthyer brenda makinës.

Viktima Klodian Murrizi

Mësohet se  si pasojë e përplasjes së fortë  automjeti Toyota RAV 4,është përfshirë  në flakë ku ka mbetur i karbonizuar 23 vjecari shqiptar. Ndërsa i riu tjetër ka pësuar djegje të rënda në trup dhe është dërguar menjëherë pas ngjarjes në spitalin e Piazenca, ndërsa autoritetet bëjnë  të ditur se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Nuk dihet ende por, policia po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën