Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Fier - Patos pranë një karburanti.

Një automjet, tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të tonazhit të rëndë që ka qenë i parkuar.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier.

Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.