Dhunohen 2 vëllezër trafikantë droge në autostradën Tiranë-Durrës! Njëri prej tyre merret peng nga 4 persona

TIRANË- Një sherr mes disa personash ka ndodhur të dielën pasdite në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Maminasit, ku protagonistë janë dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj. 

Burime për Report TV bëjnë me dije se ata po udhëtonin me motor nga Durrësi në drejtim të Tiranës, kur një automjet u ka prerë rrugën pranë mbikalimit të Maminasit. Vëllezërit Beqiraj janë rrahur me 4 personat që ndodheshin në makinë njëri prej tyre është identifikuar si Agron Bejdolli i cili është i shpallur në kërkim. 

Këta të fundit e kanë mbajtur peng për disa minuta Indrit Beqirajn. Burimet sqarojnë se “autorët e morën në makinën e tyre Indrit Beqiraj, por e lëshuan pasi kishin ecuer 500 metra, sapo diktuan se po ndiqen nga policia”. 

Sakaq Indrit Beqiraj shkoi në komisariat bashkë me vëllanë.  Ata pretenduan para hetuesve se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, si pasojë e përplasjes së motorrit me automjetin dhe në debat e sipër degradoi në dhunë dhe pengmarrje për gati 1 orë.

Policia ka dyshime se nuk është konflikt i çastit pasi palët kishin njohje dhe mund të kenë pasur konflikte të mëparshme. Policia e Durrësit po punon për të zbardhur ngjarjen dhe po hetohet si heqje e paligjshme e lirisë.

Dy vëllezërit rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, pasi janë arrestuar në vitin 2013 për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Indrit Beqiraj

Gentjan Beqiraj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:06
Dhunimi i dy 2 vëllezërve trafikantë droge në autostradën Tiranë-Durrës, del EMRI ja kush është shpallur në kërkim

1664816898_1664790812indritdhegentjanbeqiraj.jpg

Report Tv mëson në kërkim për dhunimin e dy vëllëzërve trafikantë droge në autostradën Tiranë-Durrës është shpallur Agron Bejdolli.  Dyshohet se vëllezërit Beqiraj kanë patur njohje të mëparshme me Agron Bejdollin, i cili njihet për lidhjet e tij të ngushta me Aleksandër Lahon i njohur ndryshe si Pëllumb Muharremi ose Rrumi.

Vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj u konfliktuan në autostradë me Bejdollin.

Ora 09:53
U rrahën dhe njëri prej tyre u mor peng në autostradën Tiranë-Durrës, zbardhet dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj

1664790812_indritdhegentjanbeqiraj.jpg

Pas ngjarjes në autostradën Tiranë-Durrës, dy vëllezërit Beqiraj sipas burimeve për Report Tv, kanë pretenduar para hetuesve se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, si pasojë e përplasjes së motorrit me automjetin, debat që sipas tyre degradoi në dhunë dhe më pas marrjen në makinë të Indritit, të liruar gjysëm kilometër më tutje.

Por policia ka dyshime dhe po heton në dy drejtime të ndryshme, edhe versionin e një konflikti çasti, por edhe të konflikteve që vëllezërit mund të kenë pasur më herët me autorët. Të dy palët njihen me njëri-tjetrin dhe kjo shton dyshimet për përplasje në të shkurën.

Ora 09:38
FOTO/ Të arrestuar për kokainë dhe mbajtje armësh, kush janë dy vëllezërit që i rrahën në autostradën Tiranë-Durrës

1664782699_WATERMARKREPORTtv.00343804.Still010.jpg

Report Tv ka siguruar foton e dy vëllezërve, Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët një ditë më parë u dhunuan fizikisht nga 4 persona të identifikuar nga policia dhe të shpallur në kërkim. Sipas burimeve Indrit Beqiraj, pas sherrit është marrë me forcë në makinë për 500 metra ku dhe është dhunuar dhe më pas është hedhur nga makina.

 

Ora 09:30
Kush janë dy vëllezërit trafikante droge që u dhunuan në autostradën Tiranë-Durrës! Njëri prej tyre u mor me dhunë në makinë

Indrit dhe Gentian Beqiraj, me precedent të mëparshëm penal për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, janë dy vëllezërit të cilët u rrahën dhe më pas njeri prej tyre u mor peng një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas burimeve të Report Tv, një makinë u ka prerë rrugën dy vëllezërve Beqiraj, të cilët po udhëtonin me një motor. Në këtë moment ato janë drejtuar drejt makinës në të cilën udhëtonin 4 persona dhe janë konfliktuar me këto të fundit.

Gjatë momentit të përplasjes, personat që ishin në mjet kanë marrë me forcë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, për rreth 500 metra, por më pas e kanë nxjerrë nga mjeti dhe janë larguar.

S.C/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 03/10/2022 18:53

    KY STAN KETE BULMET KA.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim