Policia e Irlandës ka vënë në pranga dy shqiptarë, të afërm me njëri-tjetrin, pasi ishin në kërkim prej kohësh për disa ngjarje të ndodhur në këtë shtet.
Autoritet irlandeze kanë deklaruar se dy shqiptarët, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur, ishin në krye të një bande që merrej me trafik droge dhe trafik të qenieve njerëzore.
Siç raportojnë mediat vendase, të ardhurat që ata përfitonin nga veprimtaria kriminale, i investonin në makina ose në blerje restorantesh.
Pas arrestimit të tyre, policia irlandeze ka sekuestruar disa makina luksoze, euro dhe disa orë të shtrenjta.
Na felliqen baj gat!
Përgjigju