Makina përplas kopenë e bagëtive në Devoll! Drejtuesi ishte me shpejtësi të lartë  

Makina përplas kopenë e bagëtive në Devoll! Drejtuesi ishte me shpejtësi të lartë  

Foto ilustruese

Rreth 30 dele janë goditur nga një mjet mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë - Devoll në afërsi të fshatit Vranisht.

Mësohet se një mjet tip “Mercedes” me shpejtësi të lartë ka goditur në mes tufën me dele që po kalonte rrugën. Gjithashtu pronari i mjetit është një shtetas i cili banon fare pak larg vendit të ngjarjes.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë pastrimin e aksit të përgjakur nga bagëtitë e vrara,  aks, i cili ka pasur dhe aksidente të shpeshta ku dëmet kanë qenë dhe në jetë njerëzish.

S.C/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë nis me debate, PS: Të miratojmë planin hetimor! Vokshi: Ndreca përpjekje për të bllokuar punën, s’më intimidon dot

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë nis me debate, PS: Të miratojmë planin hetimor! Vokshi: Ndreca përpjekje për të bllokuar punën, s’më intimidon dot