TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të TEG-ut.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por kjo ka shkaktuar panik te qytetarët për shkak të flakëve të tymit të madh në rrugë. Fatmirësisht shoferja ka shpëtuar për mrekulli. Report Tv sjell pamjet ku shihet që mjeti është shkrumbuar totalisht.
"Më datë 13.10.2020, rreth orës 20:00, në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Tegut, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen B.B., ku ka vetëm materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.