Një makinë ka rrëshqitur si pasojë e akullit në rrugë dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin. Fatmirësisht 35 vjecari që drejtonte mjetin ka arritur të dalë nga makina momentin e fundit duke shmangur tragjedinë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur Cezma e Myftarit, në Librazhd.
Sipas policisë, automjeti tip Opel ka dalë nga rruga, si pasojë e akullit, duke rënë në lumë, ndërsa 35-vjecari Ilir Hysa ka arritur të dalë në kohë nga automjeti duke i shpëtuar vdekjes.
Hysa ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që sipas policisë nuk ka pasur persona të tjerë brenda mjetit. ah/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com