Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në autostradën e re Kashar-Thumanë.

Burime bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv djegia e makinës vazhdon ende, ndërsa një shtëllungë e madhe tym është përhapur në zonë.

Paraprakisht shkak i zjarrit dyshohet një defekt elektrik i automjetit.