Një aksident është shënuar gjatë natës së kaluar në aksin rrugor Burrel-Bulqizë. Një makinë tip ‘Golf’ ka përfunduar në lumin Mat, ndërsa nuk dihet ende nëse ka viktima apo të lënduar.
Policia ka mbërritur në vendngjarjes dhe priten informacione më të detajuara mbi aksidentin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Klosit, ndërsa makinës i duket vetëm kabina.
"Rreth orës 6:40, të mëngjesit të sotëm, salla operative e Komisariatit të Policisë Mat, ka marë një telefonatë ku bën fjalë për një automjet të rënë në lum në dalje të Klosit. Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se: Në vendin e quajtur Ura e Fshatit, në dalje të Bashkisë Klos, shtetasi S.B, banues në Klos, duke drejtuar automjetin tip Fiat me targa AA 607 LC, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Mat.
Shtetasi S.B, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30, datë 06.12.2017, po udhëtonte i vetëm dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim, dhe ndodhet në banesën e tij. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e poltë të saj, si dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji", sqaron policia.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com