Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Dervician.

Një betoniere është bërë shkak për përplasjen e dy automjeteve ‘Tip ML’. Mësohet se nga përplasja kanë mbetur të plagosur lehtë dy persona.

Në vendngjarje kanë shkuar ambulanca dhe policia e cila po punon për zbardhjen e aksidentit.