Makina përplas 68-vjeçarin në Fushë Krujë, përfundon në gjendje kritike në spital! Autori largohet nga vendi i ngjarjes

Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Një makinë ka përplasur 68 vjeçarin Bajram Meta i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Shoferi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më datë 06.08.2021, në orën 20:40, në Kameras, Fushë Krujë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. L., rreth 68 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja. Shtetasi B. L., ndodhet në spital nën kujdesin me mjekëve”, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë