Ali Xaka, 70 vjeç, është përplasur nga një automjet teksa ishte në lëvizje me biçikletë në afërsi të Borizanës në rrugën e vjetër Fushë Krujë-Thumanë.
I moshuari ka pësuar dëme të shumta në kokë dhe kraharor, por ndihmën e parë ia ka dhënë drejtuesi i mjetit, i cili e ka transportuar menjeherë në Urgjencë. Një ambulancë e ka dërguar 70-vjeçarin pranë Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Policia po punon për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e përplasjes.
Komento