Një person ka mbetur i plagosur rëndë, pasi motocikleta me të cilën udhëtonte u godit nga pas nga një automjet. Aksidenti ndodhi në superstradën Lezhë-Shkodër, me afërsi të fshatit Dajc, ndërsa i plagosuri fillimisht mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës e më pas u transportua drejt spitalit të Traumës ne Tiranë.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që është i treti që ndodh në rruget e qarkut te Lezhës brenda harkut kohor të 24 orëve me një bilanc prej 3 personash të plagosur.