Një aksident me vdekje është shënuar sot në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në fshatin Bradashesh.

Një 46-vjeçare ka ndërruar jetë në spital pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga shtetasi me inicialet A.H,.

“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në fshatin Bradashesh, shtetasi A. H. dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetasen N. S., 46 vjeçe, këmbësore, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.