Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në afërsi në aksin rrugor Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit, ku pasi është përplasur nga një automjet teksa po ecte rrugës, E.M është transportuar me urgjencë në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
"Me datë 12.11.2021, rreth orës 15:20, në aksin rrugor Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit, mjeti tip "Toyota" me drejtues shtetasin S. T., ka përplasur shtetasin këmbësor E. M., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia e Durrësit.