TIRANË- Një automjet ka përplasur një 60 vjeçar, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në në Vaqarr, tek kthesa e Arbanës, ku mjeti me drejtues A.H., ka aksidentuar një person të paidentifikuar rreth 60 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.