Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një mjet në bypass-in e Rrogozhinës. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në orën 19:00  në afërsi të rrethrrotullimit "Teqja", ku mjeti me drejtues shtetasin Zhang Inuang ka aksidentuar këmbësorin Lutfi Deda, 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 60-vjeçari humbi jetën në vendngjarje, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.