Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake një makinë ka përplasur një motor, që po lëviznin një çift bashkëshortësh.

Të plagosurit burrë e grua janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, teksa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

"Rreth orës 09:50, në aksin rrugor "Maliq-Pogradec", motomjeti me drejtues shtetasin N. M., 64 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. J.  Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja F. M., që udhëtonte me të, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme", njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.