DURRËS- Një automjet ka përplasur një motor në aksin rrugor Plepa-Ndroq, në Pjezë.

Sipas informacioneve, shoferi i automjetit me iniciale A. K.,është përplasur me një motor të drejtuar nga 42 vjeçari me iniciale D. Gj. dhe me pasagjer 36 vjeçarin me iniciale V. M, të cilët u transportuan me urgjencë drejt spitalit.

Të aksidentuarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.