Një 49-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Gosë–Vilëbashtovë të Kavajës. Laurel Alite drejtonte një motomjet që u përplas nga makina e Caci Novakut.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:05, në aksin rrugor Gosë–Vilëbashtovë, Kavajë, një automjet me drejtues shtetasin C. N. është përplasur me një motomjet.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. A., 49 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.









Komente
Komento