Një nxënës i vitit të parë në shkollën ‘Kristaq Capo’ ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makinë e cila pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

I plagosur ka mbetur 16-vjeçari Zalo Prendi, i cili është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal në Berat dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë policia ka arrestuar pas pak orësh shoferin me iniciale B.Q.  i cili me mjetin tip "BMË", përplasi gjimnazistin, në aksin Rrugor, Ura e Goricës-Kombinat.

Gjimnazisti i aksidentuar është nga fshati Mbreshtan në Berat.