Një person i cili po udhëtonte me motor është aksidentuar nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:56, në autostradën Durrës-Tiranë.
"Mjeti me drejtues A.T., ka aksidentuar një drejtues motori ende të paidentifikuar, i cili është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve", thotë policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komento