Një aksident me makinë i ka marrë jetën gazetarit shqiptar, i cili po ecte në rrugë. Aksidenti ka ndodhur në Mitrovicë, ku një makinë ka përplasur për vdekje gazetarin shqiptar nga Kosova Hysni Syla.

71-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes në rrugën “Shemsi Ahmeti “ ku ndodhi aksidenti.

Syla për një kohë të gjatë ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune.

Ai në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” dhe ka punuar si gazetar dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë.