Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Makina ka përplasur një kalimtarë në rrugë duke i marrë atij jetën në qendër të qytetit të Elbasanit pranë portës së Kalasë, ndërsa autori është larguar me shpejtësi me makinën e tij.
Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj dhe kapjen e autorit.
Komento