DURRËS- Një aksident i ndodhur tek mbikalimi i Fllakës, ku një automjet ka dëmtuar një shtyllë tensioni ka shkaktuar një defekt tek Fideri 24.
Brigada ka mbërritur në zonën me defekt, por akoma nuk është riparuar fideri, pasi linja ka pësuar defekte në disa pjesë të saj.
Në njoftimin e OSHEE-së, bëhet me dije se punimet do të zgjasin pasi riparimi pengon kalimin e mjete në autostrade kështu që zonat e Fllakës, Qerretit dhe Bishtkamzës do të mbeten pa drita.
Komento