Një i mitur është aksidentuar ditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. I mituri K.L është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në orën 12:45 dhe në timonin e makinës tip 'Volkswagen Polo' ka qenë një grua R.A e cila do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Gruaja është nga Maqedonia dhe në makinë me të kanë qenë burri dhe dy fëmijët e saj.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe po heton për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.
tirane.jpg" style="height:420px; width:780px" />
Makina që shkaktoi aksidentin