Një i mitur ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë mbrëmjen e sotme. Burime bëjnë me dije se 11-vjeçari është nisur i intubuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”. 45-vjeçari F.C., ka aksidentuar të miturin J. H., dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
"Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur "Guri i Kuq", shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Hyundai", ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", shkruhet në njoftimin e Policisë.