Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku një makinë është përplasur me një autobus me targa greke.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person, i cili është  jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ka pasur dhe disa aksidente të tjera, një në Lushnjë, ku shoferja 56-vjeçare humbi kontrollin dhe për pasojë makina që drejtonte tip 'Peugeot'  doli nga rruga. Si pasojë e këtij  aksidenti mbetën të plagosur 3 persona. Një tjetër aksident  u shënua në Lezhë, ku një makinë tip 'Fuoristradë' doli nga rruga duke u përplasur me mbrojtëset anësore dhe shtyllën e ndri­çimit.

Ndërsa rasti më i fundit, është aksident i rëndë i pasdites së kësaj të diele në Sarandë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie, si pasojë u plagosën 2 të rinj që u dërguan  me urgjencë në spital.