Një aksident rrugor është regjistruar sot në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Një automjet tip kamionçinë, është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionçinës, Alfred Hasani 62 vjeç ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të, Artan Muho, është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ka qenë një makinë tjetër tip ‘DACIA’ me targa AA408XY me drejtuesen italiane, Angela Tanzillo 28 vjeçe.

Ajo ka goditur nga pas kamionçinën me targa AB498LV, dhe kjo e fundit u përplas me barrierat mbrojtëse.

Policia ka shoqëruar drejtuesen e automjetit në Komisariat, ndërkohë që zjarrfikësit kanë nxjerrë trupin e pa jetë të drejtuesit të kamicinës.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një automjet tip “Dacia”, me drejtues shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, është përplasur me një mjet tip kamionçinë, me drejtues shtetasin F. H., 62 vjeç, i cili nga goditja është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionçinës ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri që udhëtonte në këtë mjet, shtetasi A. M., ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.