Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës një nga tre të rinjtë e aksidentuar me makinë, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Krujë. Altin Vogli ndërroi jetë në Tiranë, ku nuk mundi t'i mbijetojë ndërhyrjes kirurgjikale dhe përpjekjeve të mjekëve për ta mbjatur në jetë. Aksidenti tragjik ndodhi në 04:30 në aksin rrugor Fushë-Krujë pranë fshatit Kameras.
Të rinjtë që udhëtonin me një makinë fuoristradë, kur në një moment shoferi humbi kontrollin e makinës duke dalë jashtë rrugës dhe duke u përplasur me bordurën e një karburanti.
Për pasojë mbetën të plagosur rëndë të tre, dhe u transportuan në spitalin e Traumës në Tiranë, shoferi Ilir Gega 33 vjeç, dhe dy pasagjerë Dorjan Hifi dhe Altin Vogli, të tre banues në Krujë. Fatkeqësisht ky i fundit ndërroi jetë në Spital.
Foto nga vendi i ngjarjes
Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të qarkullimit rrugor si dhe mungesa e sinjalistikës në këtë aks.
Kurr nuk duhet me ec Shpejt aq me teper kur je me njerz tjeter ne makin . Kur je vetem bej cfar te duash kolen hengsh Po kur ke njerz tjer ne makin E merr me qaf tjetrin e vet shpeton . Gjynah alamet djalit
Përgjigju