Një aksident me pasojë vdekjen e një 58-vjeçari ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim.

Sipas policisë rreth orës 21:30 automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kafshë dore (kalë).

Si pasojë  e përplasjes ka humbur jetën shtetasi  F. Z., 58 vjeç, banues në Peqin  që drejtonte karrocën. Drejtuesi automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.