Makina përplaset me karrocën me kalë, humb jetën një person (VIDEO)

Aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin nacional Korçë - Bilisht në fshatin Nevicisht.

Sipas të dhënave, 27 vjeçari Ervin Gega, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen", ka përplasur 70 vjeçarin Hekuran Ramo, banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35 të ditës së sotme. 

Në momentin që ka dalë në mes të rrugës kafsha është trembur dhe është kthyer pas duke i dalë para një automjetit që po kalonte aty dhe si pasojë e përplasjes drejtuesi i karrocës ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa Ervin Gega u dërgua në Spital për kontroll mjekësor, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Makina e aksidentuar dhe kali me të cilën lëvizte viktima

Makina

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 23/09/2020 14:30

    Te pakten thoni dhe per kalin qe ka ngordhur.! Shyqyr qe eshte foto ku mund ta shofim x njrzit sna bohet von ishalla kan vdek te dy.!

    Përgjigju
  • BBC: 23/09/2020 09:30

    I mjeri kale. RIP

    Përgjigju
  • Durresi: 23/09/2020 09:28

    Kur do vije ajo dite e te mos perdoren me kafshet per pune... dmth kur do dalim nga mentaliteti mesjetar...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: U qëllova për shkak të detyrës! Arrestohet autori

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: U qëllova për shkak të detyrës! Arrestohet autori