ELBASAN- Dy makina janë përplasur aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas, ku për pasojë njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në rrugë

Nga përplasja ka mbetur e plagosur një vajzë me iniciale A.K. e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin tip Ford.

Ajo është dërguar në spitalin e Elbasanit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

"Në aksin rrugore Elbasan-Peqin, në fshatin  Vidhas, mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin B.T., 53 vjeç,  banues në Librazhd, është përlasur me mjetin tip "Ford",  me  drejtues shtetasin A.M.,  22 vjeç,  banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar  shtetasia A.K., banuese në Elbasan,  e cila  ishte pasagjjere në mjeti tip "Ford", dhe ndodhet nën kujdesine mjekëve.

Grupi  hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit", njofton policia.

1574674796_aksident1001.jpg

Makina e aksidentuar