DURRËS- Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Tiranë- Durrës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

Ngjarja ka ndodhur në Vorë pranë mbikalimit, ku sipas raportimeve të para raportohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë, ku drejtuesi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku sjell videon ku shihet që përplasja ka qenë shumë e fortë. Ky aksident ka shkaktuar edhe trafik të rënduar në këtë aks.

Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit, por mësohet se gjendja e tij është e rëndë dhe është sjellë drejt Tiranës.