Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë. Burime bëjnë me dije se nga djegia e makinës nuk ka të lënduar.
Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt teknik në mjet. Grupi hetimor dhe policia raportohet se ndodhen në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë
Me datë 14.02.2022, rreth orës 07:45, te rrethrrotullimi në Selitë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin M. B., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.