Makina përfundon në kanal, vdesin dy të rinj shqiptarë në Itali (EMRAT+FOTO)

Makina përfundon në kanal, vdesin dy të rinj shqiptarë në Itali (EMRAT+FOTO)

ITALI-Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën pasi makina devijoi rrugën dhe përfundoi në kanal në qytetin e Romës. Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit të së dielës teksa dy të rinjtë po udhëtonin.  Personat janë Dorian Myftaraj 24 vjeç dhe Rruzhdi Karreci 35 vjeç, ku ky i fundit ishte arrestuar më 27 korrik të 2018-s për shitje kokaine.

 Karreci banonte në Spresiano por ishte me origjinë nga Durrësi, kurse për personin tjetër nuk ka ende informacione të tjera përvec identitetit të tij. Viktimat ndodheshin në makinën tip Volksëagen Golf GTI ngjyrë të zezë, kur automjeti përfundoi në kanal.

Qytetarët e ndodhur në atë moment bënë të mundur nxjerrjen nga makina të dy shqiptarëve duke u dhënë ndihmën e parë, por ata ndërruan jetë pa ardhur akoma ambulanca. Sipas medias italiane TrevisoToday, familjarët e viktimave u lajmëruan më vonë për ngjarjen.

Makina e të rinjve shqiptarë që u aksidentua
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja