MAMURRASNjë këmbësore është përplasur për vdekje rreth orës 07:15, në autostradën Lezhë-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur "Mbikalimi i Patokut".  Viktima është A.M 54-vjeçe banuese në Mirditë dhe ka ndërruar jetë  rrugës për në spital. Ndërsa shoferi i automjetit tip 'Volksëagen' që ka shkaktuar aksidentin është H.A banues në Kosovë.

Viktima A.M., në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes autostradës. Ky gabim i 54-vjeçares për të kaluar rrugen në mënyrë të parregullt i ka kushtuar jetën.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore. Ndërsa Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Vendi ku ndodhi aksidenti