Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Milot në zonën e njohur si Kryqëzimi i Shënkollit ku një mjet me drejtues B.M., 36 vjeç ka përplasur një motoçikletë.
Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës K.V.,25 vjeç, banues në Lezhë.
Ai është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës ku tashmë ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Policia po punon për të zbardhur edhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Komento